'Qytetarët denoncojnë gjendjen alarmante në rrugën Seman–Fier', Baçi: Zëri i qytetarëve duhet dëgjuar
Deputeti i PD, Luan Baçi, në një postim në rrjetet sociale shkruan se qytetarët duhet të dëgjohen kur denoncojnë problemet reale të infrastrukturës rrugore, duke sjellë në vëmendje situatën në aksin Seman–Fier.
Ai thekson se në këtë segment rrugor, të cilin banorët e kanë cilësuar tashmë si “rruga e vdekjes”, janë regjistruar aksidente të shumta dhe së fundmi edhe viktima e 19-të, si pasojë e mungesës së sinjalistikës, mungesës së investimeve dhe ngushtimit të rrugës në të dy krahët.
Sipas tij, këto probleme lidhen me mungesën e ndërhyrjeve serioze dhe abuzimin me fondet e akorduara ndër vite për këtë aks.
Baçi i bën thirrje që zërat e qytetarëve të mos injorohen apo të interpretohen politikisht, por të trajtohen me seriozitet dhe përgjegjësi institucionale, duke theksuar se dy videot e publikuara nga një qytetar lokal pasqyrojnë qartë gjendjen në terren dhe shqetësimin e banorëve të zonës.
Deklarata e plotë:
Ndiqni keto 2 video te qytetarit kurajoz, eshte shume i qarte dhe i sakte ne ato çfare rreshton si probleme te rruges Seman Fier!
Kur i themi ne si probleme, ka nga ata qe na akuzojn, se bejme politik.....
Besoj se kur i thone qytetaret me vertetesine, shqetsimin dhe sinqeritetin e tyre, duhet te solidarizoheni dhe ju qe jeni gati te ngarkoni me faj opoziten per çdo gje..
Kjo rruge quhet nga qytetaret Fierak tashme si
" Rruga e vdekjes"
Dje u rregjistrua viktima e 19 e shkaktuar nga aksidentet, qe ndodhin per shkak te:
Mungeses te sinjalistikes. Mungeses se investimeve. Ngushtimit te rruges ne te dy krahet, nga vjedhja e fondeve, qe akordohen here pas here per kete rruge!
Kjo rruge eshte nga me te frekuentuarat per qytetaret Fierak dhe me gjere, por bashkia dhe qeverria dine vetem te vjedhin dhe te abuzojne dhe jo te investojne me pergjegjesi dhe ndershmeri!
2 video qe vlejne te ndiqen deri ne fund!
Faleminderit Nexhat, per besimin!