Peka: Balluku, skeleti i pushtetit të Edi Ramës, kontrollon tenderat, institucionet dhe makinerinë elektorale
I ftuar në emisionin e mëngjesit Kafe Shqeto në Syri TV, drejtuesi i Departamentit të Sigurisë në Partinë Demokratike, Avenir Peka, teksa komentoi ngjarjet e fundit lidhur me ish-zv.kryeministren Belinda Balluku dhe kryeministrin Edi Rama, e cilësoi Ballukun si figurën kyçe të strukturës së pushtetit socialist.
Peka deklaroi se Belinda Balluku është “skeleti i pushtetit të Edi Ramës”, duke pretenduar se ajo kontrollon tenderat publikë, institucionet kryesore shtetërore, drejtoritë dhe strukturat elektorale në disa qarqe të vendit. Sipas tij, Balluku ka ndërtuar një sistem të ashtuquajtur “drejtorokraci”, përmes emërimit të njerëzve besnikë në poste kyçe, të cilët menaxhojnë financat, administratën dhe ndikimin politik.
Ai shtoi se fuqia e saj shtrihet edhe në polici, pushtetin vendor dhe lidhjet me biznesin, ndërsa e cilësoi si figurën më të paprekshme pranë Ramës në dy dekadat e fundit. Sipas Pekës, Balluku mbetet elementi kryesor i kontrollit politik dhe administrativ në qeverisjen socialiste.
Peka:
Dora e Ballukut do ketë fund kur të kur t'i pritet dora Ramës. Nuk është Balluku vetëm. Fuqia e Ballukut nuk vjen nga askush tjetër, veçse lidhja që ka me me Ramën. Balluku ka ngrënë koka në PS. Balluku ka ngrënë koka në qeveri. Balluku ka ngrënë prona, Balluku ka ngrënë tendera, Balluku ka ngrënë gjithçka. Dhe të gjitha këto i ka bërë me mbështetjen e Ramës. Historikun e qeverisjes së Partisë Socialiste, të gjithë eksponentët që në perceptimin publik apo politik janë konsideruar si pasues të Edi Ramës, ose janë në burg, ose janë larguar. Ke Ditmir Bushatin, u largua në 2019-ën nga Ministri i Jashtëm, i vetmi që është larguar pa, pa SPAK. Pastaj Saimir Tahiri, Erion Veliaj. Tani është kjo Elisa Spiropali.
E vetmja që qëndron aty stoike, pa ndryshuar, është Belinda Balluku. Belinda Balluku është një kombinim shumë interesant që kam përshtypjen që vlen për t'u studiuar edhe në këndvështrimin politik, edhe në këndvështrimin ekonomik, edhe në këndvështrimin e lidhjeve me bandat, edhe në këndvështrimin e mënyrjes së kapjes së skemës të të shtetit. Belinda Balluku është skeleti, në qoftë se i bën radiografinë pushtetit të Edi Ramës, Belinda Balluku është skeleti i pushtetit të Edi Ramës. Fillon që me tenderat publikë që menaxhohen tërësisht prej saj, vazhdon me kapjen e institucioneve të shtetit, asaj që i thotë që e quan kjo Elisa Spiropali qeveria e drejtorëve, drejtorokraci.
Çfarë nënkupton drejtorokracia? Drejtorokracia nënkupton vendosjen e njerëzve të besuar, kamikazëve, në pozicione drejtuese të drejtorive kryesore të shtetit, duke përfshirë edhe SHA-të, kompanitë private shtetërore, të cilët menaxhojnë paranë, menaxhojnë burimet njerëzore pa fund, të cilët përdoren si patronazhistë në fushatë elektorale, menaxhojnë edhe territorin. Elementi tjetër i kapjes është lidhja me bizneset, me kompanitë.
Janë dy kategori. Kategoria e parë janë prestanomet, pra përfaqësuesit në e bizneseve të tyre, të Belindës apo edhe të qeveritarëve të tjerë, dhe biznesmenët e tjerë janë ata që kanë marrë tendera apo leje ndërtimi apo këto benefite të tjera të pushtetit dhe pastaj përfshihen në fushatë elektorale. Po të ndjekësh angazhimin elektoral të Belinda Ballukut, është një makineri. Belinda Balluku është makineri elektorale. Merr Dibrën, zbret nga Dibra në Fier. Është e njëjta skemë. Shkon edhe del me një rezultat të jashtëzakonshëm. Pse? Sepse struktura elektorale është një strukturë e mirëorganizuar, e jashtëzakonshme do them, me një talent të veçantë, ku përfshihet administrata shtetërore publike, qendrore dhe lokale,
Nga njërën anë, ata janë ushtarët e terrenit që e bëjnë. Pastaj kalohet në nivelin e drejtorëve, janë këta që kanë paratë dhe shpërndajnë paratë dhe menaxhojnë interesat deri në, deri në një farë niveli. Pastaj janë bizneset, këto kategori që thashë, prestanomet edhe biznesmenët e tjerë që marrin tendera dhe kanë marrë para edhe leje, licenca, dhe kanë marrë paratë nga buxheti i shtetit. Janë edhe grupet e grupet e krimit të organizuar. Policinë e shtetit e kanë në kontroll, po policinë po e fus tek institucionet shtetërore që menaxhojnë. Tek drejtorët. Dhe kjo është ajo çfarë kontrollon gjithçka. Kontrollon gjithçka sepse është mëkëmbësja e Edi Ramës. Pushtetin e merr nga Edi Rama.
Dhe mbas largimit të saj nga qeveria për arsyet që i dimë, Edi Rama politikisht nuk e lëshoi atë. Jo vetëm që vazhdon të jetë drejtuese politike e qarkut të Fierit, ndikimin e vet vazhdon ta ketë edhe në Dibër, por ajo po emëron funksionarët kryesorë në gjithë shtetin, në gjithë hierarkinë shtetërore, jo vetëm në institucionet e linjës që ka pasur ajo, Ministrinë e Transportit, energjetikës edhe telekomunikacionit, por në gjithë institucionet shtetërore. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i riu është, ishte garë midis Belinda Ballukut dhe bandave të Durrësit, fitoi Belinda Balluku. Është përfaqësues i Belinda Ballukut, është përfaqësues i bandave. Ministre reale e brendshme është Belinda Balluku, nuk është ky ky djali. Pse? Sepse Belinda Balluku drejton policinë e shtetit, e ka në dorë policinë e shtetit. E njëjta gjë është me institucionet e tjera, me drejtorinë e rrugëve, me ministrinë, po e po. Ka fuqi absolute dhe kjo e ka pushtetinvendor. Tani edhe kryetarët e bashkive të këtyre qarqeve që kjo ka, jo vetëm të këtyre qarqeve por edhe të qarqeve të tjera, që kjo ka nën mbikëqyrje, komandohen gjithçka prej saj.
Në anën tjetër është, meqë doli edhe aty, është Taulant Balla, por roli i Taulant Ballës është shumë i kufizuar. Sado që edhe ai ka të njëjtën strukturë mafioze të drejtimit, por roli i Taulantit si fuqi është shumë më i kufizuar se sa roli i Belinda Ballukut. Belinda Balluku, për qytetarët që nuk e dinë, është një person që është 20 vjet krah Edi Ramës, që kur ka qenë kryetar bashkie dhe është e vetmja person, është i vetmi person që nuk e ka gjetur asgjë, madje, madje çoi Ramën në ekstrem për moslejimin e arrestimit të saj, çoi deri në bllokimin e negociatave me Bashkimin Evropian. Pse e gjitha kjo? Sepse është alter egoja e Edi Ramës. Në qoftë se ti marrësh një monedhë, një fytyrë e ke Edi Ramën, fytyrën tjetër...
Firmat e mëdhaja i jep Edi Rama edhe edhe zyrtarisht Këshilli i Rregullimit të Territorit është ai që firmos. Pastaj se kush i çon këto Ramës, se pastaj, në mos gaboj, lidhjen Rama me Igli Tarene ka të hershme. Atëherë që, domethënë e kanë që në bashki, i kanë përdorur njëri-tjetrin këta. Rama e ka përdorur këtë.