Spanja mund ta përdorë Lamine Yamal si zëvendësues në Botëror

Trajneri i Kombëtarja e Spanjës, Luis de la Fuente, ka lënë të kuptohet se Lamine Yamal mund të mos jetë menjëherë titullar në Kupën e Botës 2026, për shkak të rikuperimit nga një dëmtim muskulor.

Ylli i Barcelonës është jashtë fushave deri në fund të sezonit, por pritet të jetë gati për turneun madhor.

Megjithatë, stafi teknik i Spanjës nuk dëshiron të marrë rreziqe, duke planifikuar aktivizimin e tij fillimisht si zëvendësues, me minuta të kufizuara në fazën e grupeve.

De la Fuente theksoi se edhe një lojtar jo në formën optimale mund të jetë vendimtar në momente kyçe.

“Ka futbollistë që japin vetëm 20 minuta, por ato minuta kanë vlerë të madhe”, u shpreh ai, duke përmendur si shembull Dani Olmon, i cili ka bërë diferencën edhe pa qenë 100% fizikisht.

Strategjia e “La Roja” është e qartë: Yamal të arrijë kulmin e formës në fazat me eliminim direkt, ku çdo detaj bën diferencën. Me një kalendar të ngjeshur dhe ndeshje çdo pak ditë, menaxhimi i ngarkesës fizike shihet si vendimtar për suksesin.

Ndërkohë, stafi mjekësor ka kërkuar kujdes maksimal, duke paralajmëruar se rikthimi i parakohshëm mund të sjellë rrezik për dëmtim të ri.

Gjendja e 18-vjeçarit do të monitorohet vazhdimisht, në bashkëpunim edhe me klubin.

Në këtë mënyrë, Spanja synon të ruajë një nga talentet më të mëdhenj të futbollit botëror, duke e përdorur në momentin e duhur pa rrezikuar shëndetin e tij.