Noka në Fier: PD në terren, drejt mobilizimit për 8 majin në Tiranë
Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka zhvilluar një takim në Fier, në kuadër të prezantimit të grupit të punës për vitalizimin dhe strukturimin e Degës së PD.
Gjatë këtij aktiviteti, Noka theksoi se strukturat e PD-së janë të angazhuara në një proces riorganizimi, me synim forcimin e opozitës në terren. Ai nënvizoi se në Fier është reflektuar një frymë bashkëpunimi dhe harmonie, duke e cilësuar këtë si një element kyç për përballjen politike në vazhdim.
Noka bëri të ditur se fokusi kryesor i punës së strukturave, nga qendra deri në degë, është organizimi i protestës së paralajmëruar më 8 maj në Tiranë, duke e konsideruar atë si një moment të rëndësishëm për aksionin opozitar.
Reagimi i plotë:
Sot në Fier, në prezantimin e grupit të punës për vitalizimin dhe strukturimin e Degës së PD.
Energji dhe vullnet për punë, në një mjedis harmonik, ku përballja me regjimin bëhet në përditshmëri dhe me vendosmëri e qëndresë të përbashkët. E gjithë vëmendja jonë, nga qendra në degë, shkon për protestën e 8 majit në kryeqytet.