Mirela Kumbaro 4 orë në SPAK: U pyeta për ‘Air Albania’! Ministrja i dha 'Albastar' edhe lejen për ‘Manastiri Resort’
SYRI TV
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro është paraqitur këtë të enjte në ambientet e SPAK. Ajo është pyetur për katër orë në Prokurorinë e Posaçme, ndërsa pas daljes nga Kumbaro tha se ishte marrë në pyetje si person në dijeni për një çështje me stadiumin “Air Albania”. Kompania që ka ndërtuar stadiumin “Air Albania” është ALBSTAR, e cila njëkohësisht me promovimin e fortë dhe firmën e Mirela Kumbaros, ka pëfituar lejen e ndërtimit dhe statusin e investitorit strategjik për Manastiri Resort në zonën arkeologjike të Butrintit.
Ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro ka dëshmuar në para agjentëve të BKH dhe Prokurorëve të SPAK, për më shumë se 4 orë. Rreth mesditës, ministrja më jetëgjatë e kabinetit të Edi Ramës, u fut në ambientet e SPAK, duke mos dhënë shpjegime mbi arsyet e paraqitjes së saj në prokurorinë e Posaçme.
Pas dëshmisë për katër orë, rreth orës 16:40 minuta, Ministrja Kumbaro la ambientet e Prokurorisë së Posaçme duke u ndalur vetëm pak çaste para gazetarëve. Interesit të tyre për arsyet e thirrjes në SPAK, Mirela Kumbaro iu përgjigj shkurtimisht.
Por se çfarë e lidh Mirela Kumbaron me stadiumin “Air Albania”, këtë pritet ta mësojmë në vijim. Por, teksa Mirela Kumbaro deklaron se ka dëshmuar për një çështje që lidhet me stadiumin “Air Albania”, dyshimet të çojnë se ngjarja lidhet me kompaninë Albstar.
Kjo kompani rezulton gjithashtu se është përfituese e statusit të investitorit strategjik nga qeveria shqiptare, pasi po ndërton kompleksin turistik “Manastiri Resort”. Ky kompleks, është një nga vendimet e shumë diskutueshme të qeverisë shqiptare, ku promotorja kryesore ka qenë Mirela Kumbaro. Kjo e fundit, ndryshoi kufijtë e zonës së mbrojtur të parkut kombëtar arkeologjik të Butrintit, me qëllim që territori ku po ndërtohet “Manastiri Resort” të dilte nga zona e mbrojtur.
Deklaratat e Mirela Kumbaros për “pikën e vogël” u bën virale, teksa së bashku me Kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesen e AZHT, Adelajda Roko, edhe Mirela Kumbaro në cilësinë e ish ministres së Turimzit dhe Mjedisit ka firmosur lejen e ndërtimit për Manastiri Resort.