SYRI TV/ Liria e medias, Shqipëria bie në renditje: Rama shmang përgjegjësinë dhe bën propagandë

SYRI TV

Në të njëjtën ditë që Shqipëria,  ra me tre vende në indeksin global të rlirisë së medias, sipas reporteve  pa kufij, kryeministri Edi Rama u mundua të zhvendosë fokusin te një tjetër raport. Rama shmangu adresimin e problematikave të ngritura për klimën mediatike në vend, duke  bërë propagandë për agjensinë e tij, për media e informim. 

Ndërkohë që Shqipëria ka rënë me tre vende në renditjen globale për lirinë e medias, sipas raportit të Reporterëve pa kufij, kryeministri Edi Rama shmangu përgjegjësinë dhe bëri propagandë duke përdorur një vlerësim që, sipas tij, i bëhet Agjencisë për Media dhe Informim.

Ndërsa Raporti i “Reporterëve pa Kufij” evidenton probleme konkrete në klimën mediatike në vend, duke përfshirë presionet ndaj gazetarëve nga politika dhe krimi i organizuar, ndërhyrjet në pavarësinë editoriale, si dhe përqendrimin e mediave në pak duar të lidhura me interesa ekonomike dhe politike, shefi i qeverisë injoroi këto problematika,  duke publikuar nje raport të SIGMA-OECD, i cili bën vlerësime për  funksionimin e administratës publike dhe jo drejtpërdrejt lirinë e medias.

Ndërsa Rama pretendon se agjencia e tij për media dhe informim është vlerësuar për transparencën, në fakt krejt e kundërta ndodhi në progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë, kur në  fakt ndryshe nga sa pretendohet nga qeveria, çështja e transparencës mbetet një nga pikat më problematike: Agjencia për Media dhe Informim nuk publikon rregullisht agjendën e Këshillit të Ministrave, siç ndodh në vende të tjera të rajonit e në vendet e Bashkimit  Europian, dhe në shumicën e rasteve  nuk kthen përgjigje për pyetje që lidhen drejtpërdrejtë për çështje me interes publik.

Edhe në këtë  ditë,  kur Shqipëria bëri sërish  hapa pas sa i përket lirisë së medias,  në vend të një  reflektimi, Rama zgjodhi  sulmin ndaj mediave.