SYRI TV/ Bashkia Elbasan krijon shoqërinë EKO-RURAL, opozita: janë në rrezik fondet e projektit
Shoqëria Eko Rural ne Elbasan e krijuar nga bashkia dhe e miratuar në këshillin bashkiak vetëm me votat e maxhorancës është kundërshtuar nga opozita pasi sipas saj projekti rrezikon të përdoret për abuzime te fondeve publike nga politika. Ata thane se nuk mund te bëhen pjese e një vendimmarrje qe do ndikoje negativisht tek qytetaret e Elbasanit.
Syri TV
Me forcën e kartonit, mazhoranca socialiste në Elbasan ka miratuar në këshillin bashkiak krijimin e shoqërisë tregtare “Eko Rural Elbasan” sh.a., një iniciativë që sipas mazhorancës synon zhvillimin e sektorit bujqësor në territor. Por ky vendim është kundërshtuar nga këshilltarët e opozitës, të cilët e cilësuan projektin me mungesë transparence dhe pa studim të qartë tregu.
Përfaqësuesja demokrate Bianka Çopja paralajmëroi se ky projekt rrezikon të përdoret nga politika si një instrument për të vjedhur fondet publike, ndërsa Doris Madhi ngriti pikëpyetje mbi kapitalin fillestar prej 5 milionë lekësh.
Pavarësisht kundërshtive në sallë, krijimi i “Eko Rural Elbasan” u miratua me 29 vota pro, 2 abstenime dhe 4 kundër, duke i hapur rrugë zbatimit të këtij projekti nga Bashkia.