Partizani njofton vendimin e papritur për trajnerin Oltijon Kërnaja

Klubi i Partizanit ka njoftuar largimin e trajnerit Oltijon Kërnaja. Shkak për këtë vendim, sipas njoftimit të klubit kryeqytetas në faqen e vet zyrtare, janë bërë rezultatet e dobëta të javëve të fundit.

Njoftimi i klubit

FK Partizani zyrtarizon mbylljen e bashkëpunimit me trajnerin Oltijon Kërnaja. Largimi vjen pas rezultateve zhgënjyese që ekipi ka rregjistruar së fundmi çka ka kompromentuar ndjeshëm objektivat e klubit.

Përgjatë pjesës së mbetur të këtij sezoni ekipi do të drejtohet nga stafi teknik aktual, pjesë e të cilit është edhe drejtori sportiv Agim Ibraimi.