Balla në panik në sallën e gjyqit, ia ngec kallëzimin e rremë Carlo Bollinos: Nuk kam prova! Kallëzimin e kam bërë duke lexuar artikujt e…

Përballja e Taulant Ballës në seancën gjyqësore ku duhet të provojë kallëzimin për kompleksin “Partizani” duket se nuk po i shkon siç e ka pas menduar.

Balla nuk ka mundur të paraqesë asnjë fakt e provë të kallëzimit të tij, duke u fshehur pas gishtit me deklarata se “unë i kam kërkuar prokurorisë të hetojë po vetë nuk kam prova”, raporton gazetari i Syri-t, Fatjon Gjinaj.

I gjendur përballë pyetjeve të Jamarbër Malltezit dhe avokatit Gjokutaj, Balla, duke mos pasur mundësi të japë prova, ia ka “ngecur” kallëzimin e rremë botuesit të shqiptarja.com dhe Report TV, Carlo Bollinos.

Ai ka pretenduar se kallëzimin e ka bërë duke lexuar artikujt e medias së Bollinos.

Më poshtë diskutimet në sallën e gjyqit:

Avokatët insistojnë se si përmes medias ka marrë dijeni Balla.

Gjokutaj: në media mund ta thotë vetë media, një gazetar, një politikan në media. Kjo s’është dëshmi. S’mund të referohemi. Dëshmitari të jetë konkret në dëshmi dhe referencat që bën.

Arben Kraja: i pandehuri ka të drejtën e pyetjes. Shohim që përsërit pyetjen. Kërkoj të bëjë pyetje siç duhet.

Malltezi: Përmend se kanë marrë 5% të pronës, dokument keni?

Balla: Në kallëzim i kam kërkuar prokurorisë ta hetojë këtë dyshim, të dhënat i kam marrë në media.

Malltezi: Çfarë ke dashur të thuash me dhurim, apo vlerën 5%?

Balla: I qëndroj kallëzimit. Dokument i kam kërkuar prokurorisë, nuk kam dokument.

Malltezi: Kujt publiku i referoheni?

Balla: Një ndër mediat që ka pasur kontribut të çmuar në këtë çështje është “shqiptarja.com”.