SHBA ndihmë ushtarake për Ukrainën

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë zhbllokuar një paketë ndihme ushtarake prej 400 milionë dollarësh për Ukrainën.

Lajmi u konfirmua nga Sekretari amerikan i Luftës, Pete Hegseth, i cili deklaroi se fondet janë liruar zyrtarisht një ditë më parë, pasi u tejkaluan pengesat burokratike që kishin mbajtur pezull zbatimin e paketës.

Kjo ndihmë ishte miratuar më herët nga Kongresi, por qëndroi për muaj të tërë e bllokuar në Pentagon, duke nxitur kritika si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët, të cilët akuzuan Departamentin e Luftës për vonesa të qëllimshme. 

Paketa prej 400 milionë dollarësh është një mekanizëm i Pentagonit që siguron blerjen e armatimeve direkt nga kompanitë amerikane të mbrojtjes për ti dërguar në Ukrainë.

Ligji i ri përforcon gjithashtu rolin mbikëqyrës të Kongresit mbi politikën amerikane ndaj Ukrainës.

Zhbllokimi i kësaj pakete konsiderohet një hap i rëndësishëm për vazhdimin e mbështetjes së SHBA-së ndaj Ukrainës në përballjen me agresionin rus.