Skandal në seancë/ Prokurorja Millonai merr në mbrojtje Ballën, Malltezi: Lejen e firmosi Rama, jo Berisha
Prokurorja Enkeleda Millonai mori hapur në mbrojtje Taulant Ballën, protektorin e saj në politikë, gjatë dëshmisë së këtij të fundit në seancën për procesin ‘Partizani’.
Ajo ndërhyri disa herë gjatë seancës, duke kërkuar që të mos i bëheshin pyetje Ballës.
“Zonja gjyqtare, po përsëriten pyetjet. Dëshmitari i ka dhënë përgjigjet,” tha ajo.
Megjithatë, seanca vazhdoi dhe Balla vijoi mashtrimet e tij.
Ai tha se nuk ka qenë në dijeni që lejen për ndryshimin e destinacionit të zonës e ka firmosur vetë Edi Rama.
Malltezi: A jeni në dijeni të vendimit të vitit 2006 të KRT-së, të firmosur nga Edi Rama?
Balla: Derisa nuk e kam përfshirë në kallëzim, nuk kam pasur dijeni.
Malltezi: A jeni në dijeni të vendimit të vitit 2008, me firmën e Edi Ramës, për lejet e ndërtimit?
Balla: Jam vënë në dijeni që aty, në atë fushë, po ndërtoheshin 17 godina. Por, së pari, në kallëzim nuk i jam referuar kësaj pjese. I qëndroj kallëzimit tim; po të isha në dijeni, do ta kisha përfshirë në kallëzim.
Malltezi: Këtë leje e ka firmosur Edi Rama, jo Sali Berisha.