Burnley ra nga Premier League, trajneri i Armando Brojës jep dorëheqjen
Tetë ditë pas rënies në Championship, Burnley dhe Scott Parker kanë bërë me dije sot se kanë gjetur një akord për t’u ndarë në mënyrë konsensuale.
Skuadra ku militon edhe Armando Broja këtë sezon ka koleksionuar vetëm 4 fitore në 34 ndeshje të Premier League. Ecuria zhgënjyese ka bërë që palët të ulen e të gjejnë një zgjidhje, e cila do të ishte pozitive si për trajnerin edhe klubin.
Deri në fund të sezonit skuadra e Burnley-t do të drejtohet nga Michael James Jackson.
Trajneri i përkohshëm i Burnleyt do të bëjë debutimin e tij në pankinë si trajner i parë në ndeshjen me Leeds.
Sa i përket planeve afatgjata mësohet se skuadra kërkon që risjellë në “Turf Moor” një njohje të vjetër siç është Craig Bellamy.