Trabzonspori përplaset me Beshiktashin për Ernest Muçin

Ernest Muçi mbetet mes Trabzonsporit dhe Beshiktashit. Opsioni për blerjen e kartonit është i vlefshëm deri më 10 maj, ndërsa Trabzonspori po heziton.

Klubi turk beson se mund të përfitojë ulje, të cilën edhe e ka kërkuar.

Drejtuesit janë shprehur se nuk do e paguajnë shifrën 8.5 milionë euro, sipas “Sozcu”.

Në anën tjetër, Beshiktashi është i prerë për të mos negociuar. “Nëse nuk e bleni, do e shesim diku tjetër”, raportohet po ashtu nga Beshiktashi.

Kjo situatë vjen në një moment mjaft delikat. Me 2 pikë më pak se Fenerbahçe, Trabzonspori po lufton për të marrë vendin e dytë që e dërgon drejt kualifikueseve të Champions League.