Zbulohet foleja e prostitucionit dhe e shitjes së drogës, ndalohen 4 kolumbiano-domenikanet, organizatori në kërkim

Një bazë prostitucioni dhe trafiku droge është zbuluar dhe goditur në Elbasan ditën e sotme (30 prill), duke çuar në pranga 4 gra nga Kolumbia dhe Republika Domenikane, kurse organizatori i aktivitetit ilegal është shpallur në kërkim.

Operacioni është kryer në Elbasan dhe u kodua “Streha”, i bazuar te hetimi me metoda proaktive, bashkë me prokurorinë.

Foleja e prostitucionit dhe drogës u lokalizua në një objekt 3-katësh, në lagjen “Visarjon Xhuvani”.