Balla spërdridhet dhe imiton Veliajn në dyert e SPAK, pak para përballjes me kallëzimin e rremë
Taulant Balla ka mbërritur ditën e sotme në dyert e SPAK ku do të përballet në seancën gjyqësore për dosjen “Partizani” me kallëzim të rremë, pasi siç akuzohet nga pala në proces, Jamarbër Malltezi, kallëzimi i Ballës është i rremë.
Para se të futej në ambientet e seancës, ku është thirrur ditën e sotme si dëshmitar, Balla ka tentuar të bëjë spektakël, por nuk ka mundur dot të fshehë të dridhurat teksa përpiqej të imitonte Erion Veliajn duke përdorur terma pozitivë për SPAK-un.
Pyetjeve të gazetarit të Syrit, Fatjon Gjinaj, Balla nuk ka mundur t’u përgjigjet në lidhje me firmëtarin se kush ka ndryshuar destinacionin e për kompleksin “Partizani”, pasi siç dihet ai vendim është marrë me firmë të Edi Ramës, shefit të Ballës, apo edhe kallëzimit të rremë tij në prokurori.
Propaganda bajate e Ballës ka nisur me deklarata të gënjeshtërta, ashtu si kallëzimi për “Partizanin”, kur ka thënë se, “Bashkimit Europian të ngremë flamurin kuq e zi, është e vërtetë”, proces i cili dihet tashmë botërisht se është i bllokuar pikërisht për shkak të mazhorancës ku bën pjesë edhe ai.
Fatjon Gjinaj: Është kallëzim i rremë, zoti Balla. Strasburgu është shprehur për zvarritjen tetë vjet të procesit.
Balla: E po mirë, ti e paske edhe me...
Fatjon Gjinaj: Unë jam gazetar. Quhem Fatjon Gjinaj.
Balla: Ti e paske për shkak të detyrës
Gjinaj: Edhe ju për shkak të detyrës. A jeni i gatshëm për t'u hetuar për kallëzim të rremë?
Balla: Unë kam qenë në bankën e të akuzuarve, më kanë kallëzuar mua për shpifje në vitin 2012. Pyeti si e kanë... e kanë fituar... Jo, jo nuk... Pyeti... Te Kushtetuesja... Jo, jo, lëre mo që ke këto kushtetueset ti, lëre. Tani një gjë është e sigurtë. Këtij kallëzimi këtu e kam sjellë me vete. I qëndroj fjalë për fjalë...
Gjinaj: A duhet të përgjigjet drejtësia dhe për kallëzim të rremë, sikur ka pasur dhe për ndryshimin e destinacionit?
Balla: Po patjetër! Patjetër!