VIDEO/ Digjet makina në Selenicë, dyshohet për shkëndijë elektrike
Një automjet është përfshirë nga flakët në zonën e Selenicës, duke u shkrumbuar totalisht. Bëhet fjalë për një mjet tip “Benz”, i cili është djegur pothuajse i gjithi përpara se të ndërhynin shërbimet zjarrfikëse.
Sipas të dhënave paraprake, shkaku i zjarrit dyshohet të ketë qenë një shkëndijë elektrike, ndërsa nuk përjashtohen edhe pista të tjera që po verifikohen nga autoritetet.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse, të cilat bënë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.