Vasali i Beogradit/ Alastair Campbell: Kur punoja për Edi Ramën, ai më organizoi takimin me Vuçiçin

Gazetari britanik, Alastair Campbell, zhvilloi një intervistë me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç për podcast-in e tij ‘The Rest is Politics’.

Në këtë intervistë, Vuçiç pranoi se ideja e Ballkanit të Hapur, por edhe nisma për një integrim jo të plotë në BE, kanë dalë nga zyra e tij.

Në këtë mënyrë Vuçiç konfirmoi se Edi Rama është thjesht një vasal i tij.

Ndërkohë Alastair Campbell, që ka shërbyer si këshilltar i Edi Ramës, thotë në një shkrim se intervistën me Vuçiçin e siguroi falë ndihmës së dhënë nga Marta Kos, Komisionere për Zgjerimin.

Kurse takimin e tij të parë më Vuçiçin, ai thotë se e ka siguruar falë Edi Ramës, kur punonte për të.

“Por në fillimet e presidencës së Vuçiçit, unë punoja me Edi Ramën, kryeministrin shqiptar, dhe ai organizoi që unë të takohesha me Vuçiçin, kështu që udhëtova për në Beograd. Një burrë gjigant, disa centimetra më i gjatë se unë, ai ishte mjaft miqësor, por e drejtë të thuhet se kur u ngrit çështja e Kosovës, pikëpamja e tij nuk kishte ndryshuar asnjë milimetër në vitet që nga përfundimi i luftës, edhe pse dështimi për të normalizuar marrëdhëniet është një nga pengesat më të mëdha në rrugën e Serbisë drejt anëtarësimit në BE që ajo e dëshiron,” shkruan gazetari britanik.

Campbell ka punuar si zëdhënës i qeverisë së kryeministrit britanik Tony Blair.

Kurse ky i fundit ka punuar si për Edi Ramën, ashtu edhe për Vuçiçin.