Banorët e Risilisë në Vlorë kundër strehës së qenëve

Banorët e fshatit Risili në Vlorë kanë ngritur shqetësimin e tyre lidhur me dyshimet për ndërtimin e një strehe qensh pranë zonës së banuar. Sipas tyre, në zonë kanë mbërritur materiale që dyshohet se do të përdoren për këtë projekt, duke kundërshtuar plotësisht, ndërsa kërkojnë transparencë nga institucionet vendore.

Sipas informacioneve, projektvendimi i Këshilli Bashkiak i Vlorës për ndërtimin e strehës së qenve është dërguar vetëm një ditë më parë në Prefekturë për verifikimin e ligjshmërisë dhe ende nuk ka marrë miratim.

Kujtojmë se Bashkia Vlorë ka paraqitur një projekvendim për ngritjen e një strehëze për qentë endacakë, me kapacitet prej 100 qenësh, ku parashikohet jo vetëm strehimi, por edhe ushqimi, vaksinimi dhe hospitalizimi i tyre.

Kjo nismë shikohet si pozitive dhe e domosdoshme për një qytet, në të cilin qentë e rrugëve janë kthyer në një shqetësim për banorët, por nga ana tjetër projekti shikohet me shumë dyshime, për shkak të kostove të larta dhe mungesës së një justifikimi të qartë financiar.