FOTO/ Nënkryetari i PD Gjekmarkaj: Protesta e 8 Majit për t'i dhënë Shqipërisë drejtimin që meriton
Nënkryetari i PD, Agron Gjekmarkaj ka zhvilluar një takim me demokratët në qytetin e Shëngjinit.
Gjatë takimit është diskutuar për protestën e 8 majit, që sipas deputetit demokrat organizohet për ti dhënë vendit drejtimin që meriton.
‘Më 8 Maj, demokratët e Shëngjinit dhe nga e gjithë Shqipëria do të bashkohen në Tiranë në protestën kombëtare kundër korrupsionit qeverisës për t’i dhënë vendit drejtimin që meriton.
Në këtë mbrëmje me strukturat e demokratëve në Shëngjin, u dëshmua edhe një herë vendosmëria dhe organizimi për këtë betejë të rëndësishme.
Po ashtu u bë dhe riorganizimi i strukturës drejtuese, ku demokratët zgjodhën kryetar Damian Sulaj, si dhe ekipin e ri si një garanci për forcimin e Partisë Demokratike dhe mobilizimin maksimal për sfidat në vijim’, shkruan nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj në postimin e tij në rrjetet sociale.