Doli në përgjimet e Veliajt/ Olsi Efthimi, arkitekti i vilës së Veliajt në Qerret, 3 orë llogari në SPAK
Olsi Efthimi është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme, ku ka qëndruar për më shumë se dy orë e gjysmë. Arsyeja e paraqitjes së tij nuk dihet ende.
Emri i Efthmiut doli në përgjimet e bëra ndaj Erion Veliajt në burgun e Durrësit.
Arkitekti që ndërtoi vilën në Qerret mbërriti pasditen e sotme rreth orës 14:00 e pas tre orësh, afro orës 17:00, është parë duke lënë lënë ambientet e Prokurorisë pa pranuar të japë koment për mediat.
Olsi Efthimi është personi, i cili, është marrë me rregullimin e vilës së çiftit Veliaj në Qerret. Vilë të cilën Veliaj mohonte ta kishte në pronësi dhe ia faturonte vjehrrit të tij të ndjerë.
Efthimi është mjaft i përmendur dhe në vendimin e gjykatës të zbardhur nga Erion Bani për hetimet e kryera nga prokurorët e SPAK-ut mbi pasurinë e kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe familjarëve të tij.