Pa kompensim nga përmbytjet e lumit Vjosa, banorët e Ferrasit 4 muaj në pritje
Pasi kanë kaluar 4 muaj nga përmbytjet e Lumit Vjosa, banorët e prekur në Ferras të Levanit shprehen se ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim për dëmet në banesat e tyre. Krahas kësaj, ata ngrenë edhe akuza për shpërndarje të padrejtë të ndihmave, duke pretenduar se dëmshpërblimet janë dhënë me ndikim politik.
SYRI TV
Edhe pse kanë kaluar katër muaj nga përmbytjet e Lumit Vjosa të muajit janar, banorët e zonës së prekur në Ferras të Levanit shprehen se ende nuk kanë marrë asnjë dëmshpërblim për dëmet në banesat e tyre.
Sipas tyre, Komisioni për verifikimin e dëmeve mbërriti vetëm pasi ujërat ishin larguar. Ata tregojnë se u bënë evidentimet në terren dhe u premtua se raporti do t’i dërgohej qeverisë për të vendosur mbi masën e dëmshpërblimit. Por që prej asaj kohe, thonë banorët, askush nuk është rikthyer dhe asnjë përgjigje zyrtare nuk është dhënë.
Banorët ngrenë edhe akuza për shpërndarje të padrejtë të ndihmave, duke pretenduar se dëmshpërblimet janë dhënë me ndikim politik.
Sipas tyre, kjo nuk është hera e parë që përmbytjet i lënë pa mbështetje, ndërsa kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara.