EMRAT/ Aksidenti në Fier, identifikohet viktima dhe shoferi

Identifikohet viktima e aksidentit të rëndë rrugor të ndodhur regjistruar pasditen e sotme në Fier, ku një person ka humbur jetën.

Sipas informacionit paraprak, rreth orës 17:10, në aksin rrugor “Fier–Seman”, shtetasi Arenc Konstandini, 31 vjeç, duke drejtuar automjetin e tij është përfshirë në një aksident me biçiklistin Behar Xhemali, rreth 65 vjeç.

Si pasojë e përplasjes, 65-vjeçari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Fier/ Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në aksin rrugor "Fier-Seman", shtetasi A. K., 31 vjeç, duke drejtuar automjetin është përfshirë në një aksident rrugor me biçiklistin, shtetasin B. Xh., rreth 65 vjeç.

Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje shtetasi B. Xh.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në ambientet e Komisariatit shtetasin A. K., për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.