Merz: Transiti i lirë në rrugët detare globale, kyç për suksesin ekonomik

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka theksuar rëndësinë e tranzitit të lirë në rrugët detare globale, duke deklaruar se politika e jashtme dhe e sigurisë e qeverisë do të vazhdojë ta ketë këtë prioritet

“Për një vend industrial dhe tregtar si Gjermania, përdorimi i pakufizuar i rrugëve detare globale dhe siguria detare janë një parakusht për një ekonomi të suksesshme”, tha Merz në një konferencë kombëtare detare në qytetin Emden.

“Po shohim këto ditë se kur tensionet gjeopolitike shkaktojnë ngushtica në transportin detar, ekonomia globale goditet dhe ne goditemi aty ku jemi më të ndjeshëm”, shtoi ai.

Ai theksoi se zhvillimet e fundit kanë treguar sërish lidhjen e ngushtë mes politikës ekonomike dhe asaj të sigurisë.

“Ne po jetojmë në një epokë të riorientimit global. Siguria dhe konkurrueshmëria janë dy anë të së njëjtës monedhë. Sa shpejt përparojmë në të dyja fushat njëkohësisht do të përcaktojë se sa mirë, sa lirshëm dhe sa me prosperitet do të jetojmë në Gjermani në shekullin XXI”, tha ai.

Merz foli në një kohë kur vazhdon ngadalësimi i transportit detar në Ngushticën e Hormuzit, një rrugë strategjike pranë Iranit, mes një armëpushimi në luftën SHBA-Izrael kundër vendit./ AA.