‘Një etapë e re për Kosovën’/ Ramush Haradinaj: Mbrëmë është përmbysur koncepti i partisë-shtet…

Ngjarjet e fundit politike në Kosovë shënojnë një kthesë në funksionimin demokratik të vendit, ku liderët e partive kanë reaguar pas dështimit të parlamentit për të zgjedhur Presidentin e ri të Republikës dhe shkuarjes në zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditëve.

Në postimin e tij në Facebook, kreu i AAK-së, Ramush Haradianj, theksoi se dita e djeshme shënon triumfin e Kushtetutës dhe ligjit, pasi përfaqëson një moment reflektimi dhe reagimi të fortë të opinionit publik dhe faktorëve politikë kundër tendencave që konsiderohen rrezikuese për rendin shtetëror.

Sipas Haradinaj, kjo periudhë shihet si fundi i një faze të tensionuar dhe fillimi i një kapitulli të ri, ku vendimmarrja i rikthehet sovranit. Mesazhi thekson rëndësinë e ruajtjes së shtetit mbi interesat individuale apo partiake dhe nënvizon nevojën për përgjegjësi dhe kujtesë kolektive në rrugën përpara.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Kosovës,

Mbrëmë ka fituar Kushtetuta dhe ligji përballë populistit Albin Kurti.

Ka fituar vetëdija dhe rezistenca e opinionit publik e faktorit politik se nuk do të lejohet shkatërrimi i rendit politik e kushtetues të vendit.

Ka fituar koncepti se nuk ka individ e as parti që mund ta rrezikojë ekzistencën e shtetit.

Megjithëse me ditën e djeshme Kosova i ka rrumbullaksuar gjashtë vjet të humbura nën këtë pushtet, prej sot nis një etapë e re për shtetin.

Mbrëmë është përmbysur koncepti i partisë-shtet, ku një individ provon të bëhet mbret. Është përmbysur autokrati Albin Kurti.

Tash fjalën e ka sovrani, i cili mban mend e nuk falë.

Vendimmarrja i është kthyer atij.

Aleanca si parti dhe unë si drejtues i saj, kemi qenë bashkëpunues e të ndershëm sa s’ka për ta kaluar këtë krizë politike, por të tjerët ishin dehur pas pushtetit duke e harruar shtetin.

Për Kosovën deri në frymën e fundit!

Me respekt,

Ramush Haradinaj