Flakët në Panaja shkrumbojnë ullishten përgjatë autostradës Vlorë–Fier
Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë ullishtet e zonës së Panajasë, përgjatë autostradës Vlorë–Fier, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe të mbjella me ullinj, shekullore.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse.
Mungesa e rrugëve automobilistike në zonë ka bërë që efektivët përdorin mjete rrethanore për të arritur në vatrat e zjarrit.
Ndërkohë po vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve.