SPAK prova të reja për dosjen ‘SASPAC’ - Të dhëna të marra nga laptopi i të pandehurit Alfred Nikolla
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur prova të reja në lidhje me hetimet për dosjen e njohur si “SASPAC”.
Sipas raportimeve të gazetares Klodiana Lala, gjatë seancës së zhvilluar sot, prokurorët kanë depozituar pranë gjykatës një zarf që përmban disa akte dhe materiale të reja hetimore.
Bëhet fjalë për të dhëna të përfituara nga këqyrja e laptopit të të pandehurit Alfred Nikolla.
Seanca u shty pasi kërkohet kohë nga avokatët për t’u njohur me provën e re.
Kujtojmë që në kuadër të kësaj dosjeje i pandehuri kryesor është ish-ministri Ilir Beqaj.