Jose Mourinho këshillon Italinë: Merrni Allegrin trajner!
Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho, në një intervistë për “Il Giornale”, ka pohuar mes të tjerash: “Në Botëror do të shoh nga çerekfinalet e mbrapa, deri atëherë luajnë skuadra që shkojnë vetëm për pushime”.
I pyetur në lidhje me dështimin e Italisë dhe se çfarë mendon ai për të ardhmen, Jose Mourinho u shpreh: “Dikush më pati pyetur, nëse mund të drejtoja Italinë. Nuk keni nevojë për një trajner të huaj. Nuk mund të merrni Ancelottin, ok, por keni Allegrin, Conten. Mund të them edhe 5-6 emra të tjerë.
Po ju sjell shembullin e Portugalisë. Hajdeni dhe shikoni si organizohen turnetë e moshave, cilat janë kushtet. Mjafton kjo për të kuptuar dhe ndoshta kopjuar.
Isha me Rui Costa-n dhe nuk e besonim se Italia do të ishte jashtë Botërorit. Italia duhet të rimendojë gjithçka nga baza. Malagò më pëlqen shumë, mund të ndryshojë gjërat me eksperiencën e tij, Italia është e fortë në shumë sporte olimpike. Unë do të isha për Malagò president federate dhe Max Allegri-n trajner. Rëndësi ka rezultati.
Botërorin do të mpëlqente ta fitojë Portugalia, por Carletto është Carletto. Brazili mund t’ia dalë me të. Edhe Argjentina është një skuadër vërtet e fortë, e bashkuar. Pastaj Franca ka tre skuadra praktikisht.
Anglia herët a vonë do të shkojë e para. Mendoj që të pushoj deri te ndeshjet çerekfinale. Ka shumë skuadra, që shkojnë aty vetëm për të humbur. Fenomen social i pabesueshëm. Nëse flasim për futboll të vërtetë, ka skuadra që shkojnë aty vetëm për shëtitje. Nga çerekfinalet fillon festa”.