Apeli i GJKKO rrëzon Veliaj-n për pezullimin e afatit të paraburgimit

Apeli i GJKKO ka rrëzuar kërkesën e Erion Veliajt për pezullimin e afatit të paraburgimit.

Para gazetarëve, avokati i kryebashkiakut të Tiranës, Plarent Ndreca, u shpreh se “është absurde që klienti i tij ta pësojë prej një të pandehuri tjetër”.

“Do kërkojmë çdo të drejtë që na takon nga parashikimet kushtetuese dhe nuk do ndalemi”, u shpreh ai.

Afatet e paraburgimit u pezulluan prej shtyrjes së procesit gjyqësor nga ana e avokatëve dhe disa problematikave të tjera që lidhen me kërkesat e mbrojtjes.