SPAK kontroll banesave dhe bizneseve të familjarëve të Belinda Ballukut! Sekuestrohen dokumentet dhe celularë…
SPAK urdhëron kontrolle të reja në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku për abuzime me tenderat qindra miliona euro të rrugëve.
Hetimi lidhet me verifikimin pasuror që po i bëhet ish-zv/kryeministres së vendit Belinda Balluku, ku në skaner janë vënë rreth 15 familjarë, me të cilëve dhe vëllai i saj, Orgen Balluku.
Ditën e djeshme Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, SPAK, ka urdhëruar kontrolle të reja në kuadër të hetimeve që po kryen ndaj ish-zv.kryeministres dhe ish-ministres së Infrastrukturës, Belinda Balluku për abuzime me tenderat qindra miliona euro të rrugëve.
Mësohet se aktualisht janë miratuar më vendim të gjykatës të paktën 15 kontrolle në kuadër të dosjes Balluku, përfshirë dhe familjarë të saj.
Siç mëson gazetari Elton Qyno është ushtruar kontroll në banesën e Mired Recit, djalit të tezes së Belinda Ballukut, por dhe vëllait të saj edhe personave të tjerë të lidhur me të, në kuadër të hetimeve që po kryhen edhe në drejtim të pasurisë.
Reci, rezulton se qenë ortak me 49% të aksioneve në dy kompani: “XL MARKET” shpk dhe “Hippo Tregu Elektrik” shpk. Ortaku tjetër është Meland Qirko, kunati i zv.kryeministres Balluku, i martuar me motrën e saj, Pamela Qirko.
Kontrollet, janë në vijim të verifikimeve të veprimeve që janë kryer në muajin Dhjetor 2025 dhe Janar 2026.