'30 mln lekë gjobë dhe burg për një status'/ Goxhaj: Ja gjyqi që provon se Soros kontrollon drejtësinë në Shqipëri

Një proces gjyqësor i pazakontë po zhvillohet në Gjykatën e Tiranës, ku aktivisti Andrea Bregu përballet me akuza për shpifje pas një statusi të publikuar në Facebook, ku ai i cilësoi drejtues të disa organizatave joqeveritare si “mercenarë të Sorosit”.

I ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” në Syri TV, avokati Altin Goxha e cilësoi çështjen si një precedent të paprecedentë në sistemin shqiptar të drejtësisë.

Goxhaj, deklaroi se ky proces përbën, gjyqin e parë penal në 36 vite që lidhet drejtpërdrejt me figurën e George Soros.

Sipas Goxhajt, Bregu po përballet me një padi për shpifje pas një statusi në Facebook, ku ai i cilësoi drejtues të disa OJQ-ve si “mercenarë të Sorosit”. Për këtë, ai tha se aktivisti rrezikon deri në tre vite burg ose 30 milionë lekë gjobë.

Goxhaj tregoi gjithashtu për konflikt interesi ndaj gjyqtarit të çështjes, duke e cilësuar procesin të paragjykuar dhe politikisht të ndikuar.

Ai shtoi se rasti do të ndiqet edhe në nivel ndërkombëtar, duke e konsideruar një provë për mënyrën se si funksionon sistemi i drejtësisë në Shqipëri.

Goxhaj:

Mund të them që ky është gjyqi i parë në 36 vjet, gjyq penal, që bëhet me temën Soros drejtpërdrejtë dhe ka të bëjë pikërisht me akuzën për shpifje që kanë bërë dy mercenarë të Sorosit,  dy drejtuesit e organizatave që financohen nga Sorosi, ndaj një aktivisti, për një status që ka bërë në Facebook, që ka thënë që përderisa kanë marrë fonde nga Sorosi dhe kanë kontribuar për ligjin për LGBTQ, barazia gjinore që quhet, këto persona duhet të konsiderohen mercenarë të Sorosit pasi nuk janë patriotë të Shqipërisë. Punojnë për armikun, nuk punojnë për Shqipërinë, punojnë për Soros.

Dhe për këtë arsye, ato kanë ngritur një padi penale që kërkojnë burg deri në tre vjet ose 30 milionë lekë gjobë për Andrea Bregun për statusin e tij në Facebook. Në thelb, e gjithë kjo histori është qesharake nga një anë, por është edhe fytyra e reformës Soros në drejtësi. Dhe dje mori vulën në gjykatë, kur gjykati Gentjan Jahjolli i cili është identik, në të njëjtën pozitë me akuzueset, sepse dhe ai ka deklaruar në deklaratën e pasurisë në vitin 2017 që ka marrë pagesa nga Komiteti i Helsinkit, që janë fonde të Sorosit, që e ka pohuar vetë gjykatësi në sallë të gjyqit, i bie që po të mos dënojë Andrean, të konsiderohet dhe ai mercenar i Sorosit. Po ta dënojë, i mbyll gojën të tjerëve për të akuzuar dhe atë. Pra vetë gjykatësi është palë në proces.

Dhe absurditeti i kësaj historie është që dhe gjykatësi tjetër, Sokol Shehu, që ka gjykuar kërkesën tonë për përjashtim gjyqtari, nuk i ka dhënë fare përgjigje pyetjes tonë se a është konflikt interesi që ky person që ka marrë pagesë nga një organizatë e financuar nga Sorosi, a është në të njëjtën pozitë dhe konflikt interesi si të dy akuzuesit. Ai ka thënë që ky s'ka lidhje vetë me Sorosin dhe nuk ka lidhje me dy paditëset. Dhe po ashtu edhe kryetari i gjykatës ka refuzuar kërkesën për dorëheqje. Ndërkohë që ne jemi përballë një pyetje: në këtë sistem të reformës Soros në drejtësi, në qoftë se një gjykatës është pjesë e procesit, jo si gjykatës, po si i dëmtuar ose përfitues në bazë të vendimit të gjyqit, a ka më kuptim vetë sistemi gjyqësor? Pasi vetë Gjykata e Strasburgut ka përcaktuar katër arsye në 40 vjet që nuk mjafton, thotë, të vërtetosh konfliktin e interesit fizik drejtpërdrejtë. Mjafton dhe dukja e tij. Mjafton dhe besueshmëria e tij.

Dhe unë ia deklarova dje gjykatësit që qysh nga ky moment, i thashë, edhe deri ditën që ju vendimit, çfarëdo lloj vendimi që të jepni, ne do t'ju konsiderojmë të papërshtatshëm dhe e quajmë këtë proces të paragjykuar. Dhe ju jeni krejtësisht në konflikt interesi dhe krejtësisht i anshëm në këtë proces. Pasi ju jeni viktimë e vendimit tuaj ose përfitues i vendimit tuaj. Ky është rasti që tregon se pse Sorosi e ndërtoi reformën Soros në drejtësi, që të mbrojë Sorosin me gjykatësit e Sorosit, me akuzuesit e Sorosit dhe këtë moment unë mendoj që sistemi i Sorosit në drejtësi duhet të bëhet ndërkombëtarisht i njohur dhe dje deklaruam që do të fillojmë një fushatë ndërkombëtare për të treguar standardet e Sorosit në Shqipëri, se si gjykatësit e Sorosit do gjykojnë çështjen, a janë apo s'janë mercenarë të Sorosit ata vetë dhe akuzuesit.

Andrea ka rreth 1000 faqe prova. Dhe këto 1000 faqe prova janë të gjitha të printuara. Problemi është që Andrea nuk ka asnjë qindarkë për t'i paguar noterit, që kushtojnë rreth 2 milionë, 3 milionë, 4 milionë lekë të vjetra, vetëm noterizimet. Sistemi ynë i drejtësisë ka ndërtuar një skemë me ndihmë për persona që nuk kanë mundësi financiare, që duhet të shkojnë te shoqatat e Sorosit, që shoqatat e Sorosit t'i ndihmojnë. Dhe në rastin konkret, me këtë logjikë i bie që Andrea duhet të shkojë te shoqatat e Sorosit që të marrë prova kundër Sorosit. Se ai nuk ka lekë. Ndërkohë përballë kemi organizatat më të financuara në Shqipëri, me avokatët më të paguar në Shqipëri.

Ne nuk kemi problem me avokatët, kemi problem me provat. Si do ja bëj Andrea Bregu, një qytetar i thjeshtë, që s'ka asnjë mundësi financiare, që përballet me këtë sistem drejtësie? Problemi është shumë i thjeshtë. Andrea nuk ka asnjë mundësi që të ketë proces të drejtë gjyqësor me gjykatës krejtësisht sorosist, por nuk ka as mundësi ekonomike që të përballojë gjyqin për arsye se sistemi është bërë i tillë që në qoftë se ti je një qytetar dhe nuk ke mundësi, duhet të shkosh te Sorosi. Pra e kuptoni lojën që kanë bërë? Gjykatësit janë Soros. Prokurorët Soros. Akuzuesit Soros. Noterët Soros. Ekspertët Soros. Edhe ndihma ligjore është e Sorosit. Ky është sistemi në Shqipëri. Këtë duam ta bëjmë ndërkombëtarisht të njohur. Do t'i drejtohemi institucioneve ndërkombëtare, do t'i drejtohemi institucioneve evropiane për të drejtat e njeriut, parlamentit evropian, për të treguar se çfarë Soros ka gatuar në Shqipëri.

Dhe se si mundet një gjykatës që është trajnuar katër vjet në Strasburg, se ky është një nga ata gjykatësit e Sorosit. E kanë mbajtur në Strasburg katër vjet. Ku vetë standardet e Strasburgut përcaktojnë që ky nuk duhet të jetë gjykatës. Janë katër vendime, katër precedentë që i di çdo avokat. Që nuk mundet dot të kërkosh thjesht të vërtetosh një konflikt interesi. Gjykatësi i cili është i anshëm në bazë të disa provave dhe fakteve konkrete. Por mjafton dhe dukja e tij, pozicioni i tij, interesi i tij. Padukshmëria që ky gjykatës përjashtohet. E ka thënë Strasburgu, jo Altin Goxha. Aty ku është trajnuar ky katër vjet nga organizatat ndërkombëtare që kanë bërë reformën Soros në drejtësi.

Për mendimin tim, për mendimin tim Andrea Bregu do të shënojë një precedent historik në sistemin tonë të drejtësisë me këtë gjyq dhe unë mendoj që ata kanë bërë mirë që e kanë çuar Andrean për 30 milionë lekë dhe për burg tre vjet, sepse ky do të jetë momenti për të diskredituar përfundimisht dhe për të nxjerrë masën e Sorosit në të gjithë sistemin tonë të drejtësisë dhe të gjithë kryetarët e gjykatës, gjykatësve, të cilët duket kanë marrë urdhër sepse e çuditshme është që pikërisht një njeri i paguar nga Sorosi është caktuar siç duket rastësisht gjykatësi i Andrea Bregut. Pasi atje ka shumë gjykatës që s'kanë asnjë lidhje me Sorosin.