Gjobë, sepse i ra borisë për një mace

Pesë euro gjobë, sepse i ra borisë për një mace. Ngjarja ndodhi në Dortmund, ku macja kapriçoze nuk e hapte rrugën dhe burri e trembi me bori.

Pensionisti, kur shkoi në shtëpi, gjeti zarfin e gjobës në kutinë postare. Një person me biçikletë, që kishte përjetuar “tmerrin” e borisë, e kishte denoncuar në polici.

Boria përdoret në Gjermani vetëm si sinjal për ndonjë rrezik të mundshëm ose për paralajmërim. Disa madje harrojnë që e kanë.