Kanale me ferra e rrugë të shkatërruara në Divjakë, Korreshi, Ballukut e Lamallarit: A hyhet në ‘Uropë’ kështu?

Deputeti i PD, Saimir Korreshi ka denoncuar përmes një videoje gjendjen katastrofike të infrastrukturës rrugore në zonën e Divjakës, duke ngritur me ironi pyetjen nëse kjo është rruga drejt standardeve europiane. Në videon e publikuar, ai tregon një segment rrugor të mbushur me gropa dhe të degraduar plotësisht, ku mungon çdo lloj sinjalistike.

Me një ton sarkastik, Korreshi drejton ku përmend një listë të gjatë emrash, duke nisur nga Belinda Balluku, Ministrin e Financave, Ministrin e Brendshëm, etj.

Denoncimi i plotë i Saimir Korreshit:

Ne vazhdojmë të themi që a hyhet në Uropë kështu? Merrini të gjithë, me ministra kanë qenë këtu. Fillon nga Balluku, numri dy, de facto dhe numri një, binome me shokun Rama. Po fillo nga Peço Jabanxhiu që është ministër i Financave.

Karakaço ka qenë po në Lushnje me një zonë andej. Po këtu ka qenë llam llam llam llam llam Lamallari, ka qenë po këtu i deleguar te kjo zona e Divjakës, dhe u hoq Lamallari. Shiko këtu o ministri i punëve të Përmbrendshme.

I punëve të Përmbrendshme, sepse ti merresh dhe me aksidente, me parkime dysh. Po merru dhe me rrugët se shiko si është, ka, nuk ka asnjë lloj sinjalistike dhe shikohet degradimi i rrugëve. Uo, Llamo! Urdhëro!

O vëlla, shiko si ke këtu ë? Rruga dhe shiko si e ke situatën deri këtu. Le kanalet, kanalet i ka mbyt ferra, nuk e di çfarë është ferrë, kanal apo çfarë është, s'diskutohet fare, një kjo. Urdhëro se ke degradim të gjithë rrugës, shiko. E shikon, o Qivirria, o Nufi se ka qenë dhe Nufi Çufi këtu, këtu ka qenë vetë. I kemi Uropiane thotë ai aty.

A janë europiane këto apo jo? Edhe kanalet në si Europë i keni pastruar.