Mbreti Charles fjalim para Kongresit amerikan: SHBA -Britani, fatet tona të ndërthurura

Mbreti Charles mbërriti në sallën e Dhomës së Përfaqësuesve, i pritur me duartrokitje nga qindra të pranishëm, përfshirë zyrtarë të lartë amerikanë.

Ai ndjek gjurmët e nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeth II, e cila iu drejtua Kongresit në vitin 1991.

Charles u shpreh se SHBA dhe Mbretëria e Bashkuar për shekuj me radhë “kanë pasur fatet e tyre të ndërthurura si kombe” .

Charles e nisi fjalën e tij duke shprehur mirënjohje që i dhanë mundësinë të flasë në këtë mbledhje të përbashkët të Kongresit, në kuadër të 250-vjetorit të shpalljes së pavarësisë së SHBA-së (nga Britania e Madhe).

Ligjvënësit dhe të ftuarit e pranishëm u ngritën në këmbë dhe e pritën me duartrokitje.

“Gjatë gjithë kësaj kohe, fatet tona si kombe kanë qenë të ndërthurura,” vijoi Charles. Ai e nisi me një batutë plot ironi nga dramaturgu dhe romancieri irlandez Oscar Wilde:
“Ne kemi pothuajse gjithçka të përbashkët me Amerikën në ditët e sotme, përveç, sigurisht, gjuhës!”

Mbreti Charles III dhe mbretëresha Camilla mbërritën sot në Shtëpinë e Bardhë, në ditën e dytë të vizitës së tyre shtetërore në SHBA.