Kreshnik Myftari: Drejtësia është në regres, Rama sillet si pronari i PS-së

I ftuar në studion e ‘Task Force’ juristi Kreshnik Myftari shprehu rezerva ndaj punës së SPAK me zgjedhjen e kreut të ri Klodian Braho.

“Drejtësia, aktualisht është në indietro, është në regres. Unë prisja që sulmi me zgjedhjen e kryetarit të ri të SPAK-ut të ishte në çfarëdo lloj niveli të administratës, aty ku ka të dhëna, prova, indicie për fakte penale. Megjithatë, e gjithë vëmendja është te dosjet ekzistuese’

Duke komentuar debatin mes ish-Ministres për Europën dhe Punët e Jashtmë, Elisa Spiropali dhe kryeministrit Edi Rama i cili e kërcënoi me përjashtim nga grupi parlamentar socialist, Myftari tha se  jemi përballë pronarëve të partive dhe jo kryetarëve.

Nuk flitet për kryetar partish, po flitet për pronar partish. Nuk besoj se zonja Spiropali do të dali e humbur, do të dali goxha e fituar nga nga kjo përballje. Vendi është në një pikë kritike që kërkon ca rikthimet e vlerat, e kurajot'