VIDEO/ Neza: Rama mund ta përjashtojë Spiropalin për shkak të modelit të tij mazokist

Gazetari Sami Neza, i ftuar në emisionin Task Force me gazetaren Sonila Meçon në SYRI TV, komentoi raporteve mes Elisa Spiropalit dhe Edi Ramës, duke vlerësuar se situata politike brenda PS-së është në shpërthim.

Sipas Nezës, raportet personale të Spiropalit me Ramën duken të dobësuara. ‘Duke pasur parasysh modelin e sjelljes së Ramës, një model mazokist, teksa ajo bën thirrje 'më përjashto', mund të ndodhë që Rama ta përjashtojë’, u shpreh ai.

Ai shtoi se ky model sjelljeje ka qenë i dukshëm jo vetëm brenda partisë, por edhe në bashki, në qeveri dhe në rrathët sociale të kryeministrit.

‘Së pari raportet personale të saj, ose raportet që ka ndërtuar ajo me Ramën duket që nuk janë më dhe duke patur parasysh modelin e sjelljes së Ramës, një model mazokistik, teksa ajo bën thirrje më përjashto, mund të ndodhë që Rama ta përjashtojë.

Për shkak  të natyrës së tij, të sjelljes së tij mazokiste që e ka reflektuar edhe në parti, e ka reflektuar edhe në bashki, e ka reflektuar në qeveri, bile edhe më gjerë se kaq në rrethet e tij, në rrjetet, në, në, në enturazhin e tij social.

E dyta, është Eliza një e vetmuar brenda Partisë Socialiste? Kjo është, kjo ha diskutim, domethënë është shumë e vështirë t'i japësh një përgjigje e cila mund të konsiderohet e saktë në fund të, në fund të bisedës, për shkak se përgjatë 13 viteve në pushtet, si dhe 11 vite në drejtimin e bashkisë, Edi Rama ka patur mundësi të ekzekutojë korrupsionin, të ashtuquajturin korrupsion politik.

Çfarë do të thotë? Domethënë që t'i lidh njerëzit, ë për, për t'i lidh njerëzit me qeverisjen ose t'i lidh me partinë për shkak të interesave dhe ose si të thuash të ndërtojë ë mbi lidhjet politike, interesa të tjera të cilat e bëjnë, e bëjnë, i bëjnë të sundueshëm bashkëpunëtorët.

Duket që Spiropali me gjithë atë që përmendët ju më herët, domethënë retushimi që i ka bërë ajo figurës së Ramës, nuk ka qenë, ka qenë vizibël, por nuk ka qenë substancial. Po. Çfarë do të thotë se ajo ka ditur që të ruajë, të ruajë ose të ndërtojë kufijtë e saj të cilët janë kufij që nuk dallohen prej retushimit, po ama ekzistojnë brenda, brenda sjelljes së saj politike dhe kjo nuk ka qenë e vështirë për t'u kuptuar që kur u bë kryetare e Parlamentit dhe më pas kur u bë ministre e Jashtme kjo ka qenë më e theksuar.

Domethënë çdo sy i vëmendshëm dhe i përditshëm mbi zhvillimet politike në Partinë Socialiste, në qeveri dhe zhvillimet politike në përgjithësi në Shqipëri, mund të, mund të konstatonte se tek Spiropali kishte një vektor i cili e bënte pak më, më të vet, më të mëvetësishme në vendimmarrje, por edhe në sjellje, në raport me gjithë pjesën tjetër, plejadën tjetër të qoftë të anëtarëve të qeverisë, po qoftë edhe anëtarëve të kryesisë së Partisë Socialiste. Bile edhe natyrisht edhe grupit parlamentar, se grupi parlamentar është, është si një organizatë partie, nuk është si një grup parlamentar.

Vetëm desha të thosha se po flisnim domethënë për vetminë, nëse është e vetmuar apo jo? Edhe po e lidhnim këtë me mundësitë e Ramës për ta realizuar këtë vetmi ndaj çfarëdo lloj zëri, se mund të ketë dhe një zë, dy zëra, tre zëra.

Ama nuk është e lehtë brenda Partisë Socialiste sot që të ndërtosh një kohezion midis zërave, jo, mund të mos jenë zëra kundër, por mund të jenë zëra të cilët janë të derivuar. Elisa e di shumë mirë këtë gjë. Ndoshta është nga njerëzit që e di më mirë se kushdo brenda partisë. Dhe ajo duhet të jetë e përgatitur për të ecur, për të ecur goxha vetëm, në qoftë se e ka ndërmend të ecë vetëm.

Megjithatë, deklarata e saj e sotme është në vertikale, është një ngjitje në raport me deklaratat e mëparshme. Është e fortë. Megjithatë, në përgjithësi e gjithë deklarata qëndron brenda sinoreve të partisë politike dhe nuk del rrallë herë ose del e ndrojtur nga sinoret politike tek qeveria.’, tha gazetari Sami Neza ndër të tjera në SYRI TV.