FOTO/ Vritet një shqiptar në Kallamata, autor dyshohet pronari

Një vrasje ka ndodhur pasditen e sotme në Kallamata, Greqi.

Trupi i pajetë i një shqiptari është gjetur në një stallë bagëtish. Ai kishte marrë plagë arme në kokë.

Alarm u dha pasditen e sotme, pasi shqiptari u gjet i pajetë brenda një stalle në zonën e plazhit perëndimor, në lagjen Bournia të Kalamatës.

Sipas informacioneve të para, viktima, shtetas shqiptar,  kishte plagë nga armë zjarri në kokë, ndërsa arma e krimit nuk është gjetur ende nga autoritetet.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Policisë Greke të cilat po hetojnë intensivisht rrethanat e ngjarjes. Po merret në pyetje edhe një person që dyshohet se kishte marrëdhënie pune me viktimën.

Burime bëjnë me dije se shqiptari jetonte në shtëpinë e një bashkëkombësi të tij në zonë. Deri tani, shkaqet dhe rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta, ndërsa autoritetet po shqyrtojnë të gjitha pistat e mundshme.

Ndërkohë, pritet mbërritja e një mjeku ligjor nga Korinth, i cili do të përcaktojë shkaqet e sakta të vdekjes.