‘1 në 3 biznese paguan ryshfet’,Teliti: Sektori imobiliar i paaksesueshëm për shqiptarët!

Koordinatori i Programit Ekonomik në PD, Dorian Teliti ka reaguar pas një ankete të publikuar së fundmi nga Banka Botërore, ku tregohej se 28% e bizneseve në Shqipëri deklarojnë se u është kërkuar ryshfet për të marrë leje ndërtimi.

Sipas Telitit, anketa e BB-së, është alarmante, pasi tregoni se ryshfeti është rritur në Shqipëri katër herë më shumë se rajoni, duke bërë që 12% e bizneseve të përballen me ryshfet edhe në marrëdhënie me tatimet.

‘Dhe ndërkohë, qeveria flet për “reforma” dhe “suksese”. Sukses quhet që sot 1 në 3 biznese detyrohet të paguajë ryshfet për të punuar?’, shkruan Teliti në reagimin e tij në Facebook.

Statusi:

1 në 3 biznese paguan ryshfet. Sektori imobiliar i paaksesueshëm për shqiptarët!

Sipas një ankete të fundit të Bankës Botërore, rreth 28% e bizneseve në Shqipëri deklarojnë se u është kërkuar ryshfet për të marrë leje ndërtimi.

Katër herë më shumë se rajoni. Dhe jo vetëm kaq:

Para pak vitesh ishte 9% — sot është trefishuar.

12% e bizneseve përballen me ryshfet edhe në marrëdhënie me tatimet.

Niveli i përgjithshëm i korrupsionit mbetet mbi mesataren e rajonit.

Nuk kemi përballë raste sporadike, por një sistem ku: “lejet nuk jepen me ligj… por me marrëveshje”, një sistem ku “konkurrenca nuk bazohet në meritë…por me lidhje klienteliste”…një sistem ku ekonomia nuk rritet por thjesht deformohet gjithnjë e më shumë.

Dhe ndërkohë, qeveria flet për “reforma” dhe “suksese”. Sukses quhet që sot 1 në 3 biznese detyrohet të paguajë ryshfet për të punuar?

RIP tregu i lirë. RIP ekonomia e konkurrencës. RIP drejtësia ekonomike dhe mirëqenia e familjes.