Zjarr në një ndërtesë në Moskë, 7 të vdekur dhe 12 të plagosur
Shtatë persona humbën jetën ndërsa 12 të tjerë u plagosën në një zjarr në Moskë, thanë sot zyrtarët rusë.
Zjarri shpërtheu në veri të kryeqytetit pranë stacionit të metrosë së aeroportit në një ndërtesë banimi shumëkatëshe në ndërtim e sipër, tha Ministria e Situatave të Emergjencave në një deklaratë.
Sipas informacioneve paraprake, zjarri u shkaktua nga një qark i shkurtër në një panel elektrik në një dhomë të shërbimeve në katin e tretë.
Zjarrfikësit shuan flakët në një sipërfaqe prej 1.400 metrash katrorë. Ekipet e shpëtimit evakuuan 31 persona nga ndërtesa. Operacionet e kërkim-shpëtimit janë duke vazhduar./AA.