GJKKO dënon 3 anëtarët e grupit të Visit të Pojës - 1 vit e 4 muaj burg Ervis Deti, Mema me shërbim prove, Çukaj lirohet nga qelia!

Gjykata e Posaçme ka dënuar Edison Çukaj alias Gjoka me 1 vit e 6 muaj burg, nga të cilat, në bazë të gjykimit të shkurtuar, ai do të duhet të bënte vetëm 1 vit burg. Por për shkak se koha e kaluar në paraburgim është më e madhe sesa dënimi i tij, Gjykata ka urdhëruar heqjen e masës së arrestit.

Po ashtu GJKKO dënoi Ervis Detin me 2 vite burgim, por për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të duhet të bëjë vetëm 1 vit e 4 muaj burg.

Po ashtu, Gjykata e Posaçme vendosi dënimin e Bexhed Memës me 2 vite burg, nga të cilat do të duhet të bënte vetëm 1 vit e 4 muaj, për shkak të gjykimit të shkurtuar. Por Gjykata e ka pezulluar ekzekutimin e vendimit për dënimin e tij me burg.

Personat e sipërpërmendur ishin pjesë e një skeme të organizuar për trafikun drejt Italisë, plani u dështoi pasi Edison Çukaj u ndalua në Portin e Barit nga autoritetet ligjzbatuese Italiane sepse nuk dispononte dokumentacion të rregullt dhe u deportua përsëri në Shqipëri.

Tre personat e dënuar nga GJKKO ishin pjesë e një grupi të madh të trafikut të drogës drejt Italisë, 'koka' e të cilit ishte Visi i Pojës, Elvis Doçi. Për këtë grup, në total SPAK dhe 29 masa sigurie në maj të vitit 2025.

Ervis Deti, Edison Cukaj alias Gjoka dhe Serxhio Shkodra u akuzuan se kishin konsumuar elementët e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”. Bexhed Mema ka konsumuar elementët e veprës penale "Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". Naim Beluli, me funksion kontrollor ka konsumuar elementët e veprës penale të "Shpërdorimi i detyrës".

VENDIMI I GJKKO