Pa opozitën, rinis seanca për Presidentin
Në sallën e Kuvendit të Kosovës janë kthyer deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje për vazhdimin e seancës për zgjedhjen e presidentit.
Sërish, asnjë deputet i opozitës nuk është parë të jetë i pranishëm. Kryeparlamentarja Haxhiu u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të pranishëm në sallë.
Seanca që nisi dje dhe vazhdoi edhe sot paradite është bojkotuar nga opozita, që ka bërë thirrje të ndërpriten punimet e kësaj seance meqë nuk ka kuorum.
Seanca fillimisht ishte paraparë të niste në orën 10:00, por kryeparlamentarja Albulena Haxhiu e shtyu atë, me arsyetimin se dëshiron t’i japë kohë opozitës për të marrë pjesë.