Kërkesa e Metës për ndryshim të masës së sigurisë, GJKKO seancë me 4 maj

Gjykata e Posaçme ka shtyrë për më 4 maj seancën mbi kërkesën e Presidentit të Partisë së Lirisë Ilir Meta për ndryshimin e masës së sigurisë.

Një ditë më parë u zhvillua seanca gjyqësore për ish presidentin dhe ku pati debate të shumta për situatën dhe trajtimin e Ilir Metës nga ana e strukturave shtetërore.