Gjirokastër, Çelet ekspozita ‘Paraja rrëfen’ në 100-vjetorin e Bankës së Shqipërisë
Në Gjirokastër është çelur ekspozita "Paraja rrëfen: 100 vjet jetë dhe ngjarje, Banka e Shqipërisë (1925–2025)"
Muzeu i Bankës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës ka mundësuar një udhëtim nëpër një shekull histori financiare dhe kombëtare. Monedha e kartëmonedha të rralla, dokumente arkivore dhe objekte origjinale bashkëthurin historinë e Bankës së Shqipërisë me ngjarjet politike, ekonomike dhe gjeopolitike që kanë lënë gjurmë në jetën e vendit. Përgjatë ekspozitës prezantohen monedha dhe kartëmonedha të rralla, dokumente historike dhe artefakte të prodhimit të parasë,arkitektura e viteve '30 dhe trashëgimia numizmatike shqiptare.
Besa Prela, Përgjegjëse e muzeut “ Paraja rrëfen”
“Në këtë ekspozitë ne jemi përpjekur që të transmetojmë të gjithë historinë e Bankës Qëndrore nga vitit 1925 deri në ditët tona përmes koleksioneve, dokumentacionit, fotografive, videove por gjithashtu një periudhë mjaft e rëndësishme janë edhe vitet e para të krijimit të kësaj banke, të cilat në mënyrë të përmbledhur janë paraqitur edhe në këtë ekspozitë, pra përpjekjet e para për themelimin e një banke, për rregullimin e financave, për emetimin e parasë, dhe çështje të tilla” 0.01-0.45
Altin Tano, Drejtor në Departamentin e Kërkimeve
“Kjo ekspozitë përfaqëson një punë kërkimore disavjeçare të Bankës së Shqipërisë të shtrirë në Arkivin e Shtetit Shqiptar, në Arkivin Qëndror të Shtetit në Romë, në arkivat e Bankës së Shqipërisë dhe të bankave të tjera , është një punë e cila ka sjell këtë ekspozitë së bashku me dokumentat , me interpretimin dhe me vlerat historike dhe shpjegimet monetare që flasin dhe përshkuajnë historinë e Bankës Qëndrore në këto 100 vite” 0.46-1.19
Ekspozita do të qëndrojë e hapur për publikun përgjatë gjithë kësaj jave në mjediset e Muzeut të Kalasë.