Anri Bala: Në Shqipëri prezumohesh i fajshëm që ditën që të vënë prangat
Analisti Anri Bala deklaroi se kreu i SPAK duhej të përgjigjej pse viti i fundit paraburgimet ishin 53 % më pak. I ftuar në studion e Çim Peka Live, Bala tha se këtu në Shqipëri, këtu prezumohesh i fajshëm që ditën që të vënë prangat.
“Zoti Braho sot duhet të përgjigjej aty ku ishte, se pse viti i fundit është 53% më pak. Pra këta nuk kanë bërë punën siç duhet, apo e kanë bërë gabim. Sepse nuk mund të thuash ti që unë e kam bërë mirë këtë vit që e kam 53% më pak. Pse ankoheni ju? Po vitet e tjera që ke pasur më shumë dhe të pajustifikuar?
Në të njëjtin kontekst, desha të theksoja që për shembull, Konventa e të Drejtave të Njeriut e përcakton gjyqin publik, sikurse pretendon dhe zoti Meta, por nuk e thekson se lind nevoja e përdorimit të kamerave brenda në gjyq. Pra, besoj që është në varësi të gjykatës, e legjitimon gjykata kamerat brenda në gjyq apo jo, por ama ajo që duhet dhe është për t'u theksuar është se zoti Meta, të paktën minimalisht përqendrimet e tij në paraburgim - që besoj tani me nisjen e gjykimit duhet të bien këto masat e forta të izolimit, qoftë me familjarët apo me të tjerë, sepse besoj se është paraburgim, nuk besoj derisa të shpallet i fajshëm të mbajnë masa shtrënguese sikur është në sistemin 41-bis ky zotëria.
Problemi që kemi sot nuk është, nuk është paraburgimi. Problemi që kemi sot është statistika, se paraburgimin na e zgjidhi Braho me ardhjen në detyrë. Kujtoj këtu, para pak ditësh, ishte zëvendësministri i Shëndetësisë, I cili u lirua sepse e kishin kryer në paraburgim burgun. Pra këtu në Shqipëri, këtu prezumohesh i fajshëm që ditën që të vënë prangat. Pra ti e ke mbyllur fajësinë me paraburgimin”