4 vjeçari ndërron jetë te Trauma, u godit aksidentalisht me gur në kokë nga motra e mitur
Një 4-vjeçar ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës pas tre ditësh në gjendje të rënduar shëndetësore.
Sipas të dhënave, tri ditë më parë i mituri ishte dërguar fillimisht në spitalin e Pogradecit, pasi ishte goditur aksidentalisht në kokë me një gur nga motra e tij e mitur, gjatë kohës që po luanin në banesë.
Për shkak të gjendjes së rëndë, fëmija është transportuar më pas në Spitalin e Traumës në Tiranë për trajtim më të specializuar, por pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur të mbijetojë.
Ndërkohë, policia ka referuar materialet në Prokurori për veprime të mëtejshme që prej ditës kur fëmija është paraqitur në spitalin e Pogradecit.