Siguria në rrugë skandaloze / Shikoni aksidentin e frikshëm pranë tunelit të Llogarasë (EMRI)

Një aksident i rëndë është regjistruar në hyrje të tunelit të tunelit të Llogara-Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet që po udhëtonte në drejtim të Himarës është përplasur me barrierat metalike anësore të rrugës. Si pasojë e goditjes së fortë, mbrojtëset kanë depërtuar mes për mes mjetit, duke shkaktuar dëme të shumta. Dyshohet se shkak i ngjarjes ka qenë shpejtësia e lartë.

Ndërkohë, shoferi i mjetit, i identifikuar si Endri Cenodemaj 22-vjeç është lënduar dhe po transportohet drejt spitalit. Policia po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. 

Aksidenti ngre sërish pikëpyetje mbi sigurinë në këtë segment rrugor strategjik, në tunelin e Llogarasë, një vepër infrastrukturore me kosto rreth 50 milionë euro, ku pavarësisht investimit, rastet e incidenteve rrugore vijojnë të evidentohen dhe të ngrenë shqetësime për standardet e sigurisë.