‘Nuk më përjashton ajo’/ Spiropali i përgjigjet Ramës dhe Ballukut: Nuk është trimëri...

Edi Rama kërcënoi sot Elisa Spiropalin me përjashtim nga grupi parlamentar i PS-së.

Ai i tha Spiropalit se herën e parë nuk votoi për çështjen e Belinda Ballukut, herën e dytë bëri një postim kundër Partisë Socialiste.

“Herën e tretë do dalësh nga grupi,” i tha Rama.

Edhe pse Spiropali kërkoi të drejtën e fjalës, Rama nuk e lejoi.

Megjithatë ish-ministrja e Jashtme mësohet se i tha Ramës se nuk e përjashton Belinda Balluku, por e përjashton Rama.

“Nuk është trimëri të përjashtosh, trimëri është të dëgjosh. Më përjashton ti, jo ajo”, është përgjigjur Spiropali.

Kurse Rama vazhdoi kërcënimet duke i thënë se ose do jesh me ne, ose përballë nesh.