Ekzekutimi i çiftit Mujeci në Lezhë, kjo është 'Audi A4' që vëzhgoi lëvizjet dhe ndoqi shënjestrën

Syri siguron foton e makinës tip Audi, që përdorën autorët e dyshuar të vrasjes se dyfishtë të ndodhur pasditën e 26 Prillit në fshatin Balldren pranë Torovicës, në Lezhë, ku viktimë mbeti çifti i bashkëshortëve, Kreshnik dhe Gentjana Mujeci.

Kjo makinë sipas autoriteteve ka shërbyer për të mbajtur në vëzhgim makinën ku udhëtonte shënjestra dhe e kanë ndjekur për disa kilometra. I njëjti Audi shfaqet në momentin e atentatit pas makinës së autorëve që qëlluan në drejtim të Kreshnik dhe Gentjana Mujecit.

Sipas policisë 39 vjeçari Kreshnik Mujeci dhe bashkëshortja e tij Gentiana Mujeci 32 vjeçe janë ekzektuar për motive të hakmarrjes. 

Lidhur me këtë krim të rëndë janë shpallur në kërkim Adriano Mhillaj 22 vjec, Florin Mhillaj 36 vjeç  dhe  Renato Mhillaj 23 vjeç, teksa është ushtruar kontroll dhe në banesën e tyre.

Renato Mëhillaj 23 vjeç është djali i Genc Mëhilljat, i vrarë në 2016, ngjarje për të cilën akuzohen pjestarët e familjes Mujeci, ndërsa dy aytorët e tjerë janë dy nipat e Genc Mëhillajt.

39 vjeçari Kreshnik Mujeci po udhëtonte me gruan e tij Gentian dhe po ktheheshin në banesë pasi kishin qënë në një lokal të zonës.

Nga dinamika e ngjarjes rezulton se  një automjet tip “Audi A4” ka mbajtur në vëzhgim lëvizjen e shtetasit Kreshnik Mujeci në zonën e Balldrenit.

Më pas, një automjet tjetër, tip “Volksëagen”, pa targa, dyshohet se i ka prerë rrugën automjetit me të cilin udhëtonte shtetasi Kreshnik Mujeci, së bashku me bashkëshorten e tij, dhe shtetasit që ishin në automjet kanë qëlluar me breshëri armësh në drejtim të automjetit të Kreshnik Mujecit.

 Gjithashtu, vijon puna për gjetjen dhe sekuestrimin e automjeteve dhe të armëve të zjarrit që janë përdorur për të kryer vrasjen.