Zjarr në një apartament në Elbasan, tymi mbulon pallatin

Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të hëne në lagjen “Dyli Haxhire” në Elbasan.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në ambientet e banesës, ndërsa drejt vendngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse për të bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe vënien e situatës nën kontroll.

Fatmirësisht, deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërkohë, po hetohen shkaqet e mundshme të rënies së zjarrit në banesë.