27 vite nga lufta në Kosovë, 1600 persona ende me fat të pazbardhur
Kanë kaluar më shumë se 27 vjet nga përfundimi i luftës në Kosovë, por fati i mbi 1.600 personave të pagjetur ende mbetet i pazbardhur.
Pas fillimit të bombardimeve të NATO-s ndaj Serbisë në vitin 1999, forcat serbe intensifikuan operacionet në Kosovë, duke kryer disa nga masakrat më të rënda kundër popullsisë civile shqiptare. Gjatë kësaj periudhe u raportuan vrasje masive, dëbime të dhunshme dhe shkatërrime të mëdha të vendbanimeve, duke lënë pasoja të thella humanitare dhe duke rritur numrin e viktimave dhe të personave të zhdukur.
Sipas të dhënave ndërkombëtare rreth 13.535 persona janë vrarë apo zhdukur gjatë viteve 1998-2000 nga të cilët mbi 10 mijë persona kanë qenë civilë ndërsa 1.133 prej tyre kanë qenë fëmijë të vrarë apo të zhdukur.