SYRI TV/ Rama kërcënon me përjashtim Spiropalin: Do dalësh jashtë këtij grupi, s’mund të bëni drama!

SYRI TV

Kryeministri Edi Rama, ka kërcënuar me përjashtim, nga grupi parlamentar, ish-ministren e Jashtme, Elisa Spiropali. Në mbledhjen me dyer të mbyllura, Rama e ka paralajmëruar Spiropalin të ndale kritikat për të dhe partinë socialiste, ne rrjetet sociale, në të kundërt do përjashtohet nga grupi parlamentar. 

Kryeministri Edi Rama  ka kërcënuar ish –ministren për Europën e Punët e Jashtme, Elisa Spiropalin, duke e paralajmëruar se do ta përjashtojë nga grupi parlamentar,në rast se vijon kritikat për të dhe partinë socialistë në FB.

Disa ditë pasi  Spiropali e cilësoi PS një parti drejtorësh, Rama ka shpërthyer në sulme dhe  kërcënime ndaj  ish-ministres, në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar socialist, duke i kujtuar bojkotin në votimin për imunitetin e Ballukut, kritikat në rrjetet sociale, dhe duke e kërcënuar se do ta përjashtojë nga  grupi, nëse nuk ndal kritikat për të dhe partinë.

Burime nga mbledhja me dyer të mbyllura, bënë me dije se megjithëse Spiropali ka kërkuar fjalën për t’iu kundërpërgjigjur kryeministrit Edi Rama, ai nuk e ka lejuar të flasë. Rama e ka përmbyllur fjalimin e tij kërcënues, duke i kërkuar ish ministres së tij të Jashtme, të marrë frymë thellë dhe të reflektoje.